Vuçiq: Ngadalë, por sigurt, e gjithë bota ka filluar të kuptojë se kush është ai që në të vërtetë dhe në thelb po krijon probleme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar nga Praga se përfaqësuesit e Listës Srpska aktualisht janë duke biseduar me QUINT-in në Prishtinë.

Ndërkaq, për aksionin e djeshëm në veri të vendit ku u mbyllën pesë objekte të komunave paralele, Vuçiq tha se është gjë e mirë që europianët dhe amerikanët kanë dënuar “sjelljen e Kurtit”.

“Ngadalë, por sigurt, e gjithë bota ka filluar të kuptojë se kush është ai që në të vërtetë dhe në thelb po krijon probleme”, tha ai.

Ai nuk beson se “BE-ja dhe SHBA-ja kanë diçka në dispozicion me të cilën planifikojnë të ndërmarrin veprime, duke shtuar se “fotografia që përmendi po bëhet gjithnjë e më e qartë në botë”.

Vuçiq pretendoi se nuk e kupton domethënien e aksionit policor, por tha se “beson dëshirën për të provokuar Serbinë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit