Selimi: Vizioni i Kurtit për Republikën e Tretë, nënkupton çmontimin e varësisë së Kosovës nga ShBA

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku dënohen veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës në veri.

Selimi përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se kryeministri Albin Kurti synon “çmontimin e varësisë së Kosovës nga ShBA-ja”.

Ky pozicion, sipas tij është shumë i rrezikshëm.

“Vizioni i Kurtit për Republikën e Tretë (sipas imazhit të tij) në terma afatgjatë nënkupton çmontimin e Ahtisaarit, të cilin ai e ka urryer gjithmonë e haptazi dhe çmontimin e varësisë së Kosovës nga SHBA-ja, për të cilën edhe ai ndjehej i fortë. Mjerisht, është një pozicion tepër i rrezikshëm, i bazuar në mendjemadhësi…” – ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit