spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Komandanti i Ushtrisë së Iranit paralajmëron “përgjigje të fortë” ndaj sulmeve amerikane

Gjenerallejtënant Amir Hatami, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Iranit, ka paralajmëruar për një “përgjigje të fortë” ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit.

Në një video të publikuar nga mediat shtetërore, Hatami tha se Irani ka përballuar Amerikën shumë herë dhe çdo tentativë sulmi ka marrë një përgjigje të fuqishme.

“Ne do të luftojmë për lumturi dhe me forcë e guxim,” tha gjenerallejtënanti, duke theksuar se Irani është i vendosur të përgjigjet ndaj çdo agresioni, transmeton CNN.

Hatami u emërua komandant i ushtrisë së Iranit vetëm pak ditë më parë, pas një riorganizimi të udhëheqjes ushtarake që pasoi vrasjen e disa zyrtarëve të lartë nga Izraeli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit