Hezbollahu lëshoi sot një deklaratë duke dënuar sulmin e SHBA-së ndaj Iranit, duke shtuar se ai “zbulon fytyrën e vërtetë të Shteteve të Bashkuara si kërcënimi më i madh për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar ” .
“Ky akt agresiv përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare, Konventave të Gjenevës dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, të cilat ndalojnë shënjestrimin e objekteve bërthamore dhe përdorimin e forcës kundër një shteti sovran”, thuhet në deklaratë.
“Ky përbën një përshkallëzim të pamatur dhe të rrezikshëm që, nëse nuk ndalet dhe nuk kundërshtohet me veprime vendimtare, kërcënon të zgjerojë fushën e luftës dhe ta shtyjë rajonin dhe botën drejt të panjohurës.”
Organizata tha se sulmi konfirmon bashkëpunimin midis SHBA-së dhe Izraelit “në të gjitha luftërat dhe krimet” në rajon, duke përfshirë Gazën, Jemenin, Sirinë dhe Libanin, dhe përsëriti se Irani ka të drejtë të mbrohet.
“Ne shpallim solidaritetin tonë të plotë me Republikën Islamike, udhëheqjen e saj dhe popullin e saj”, tha organizata.
“Ne kemi besim të plotë në forcën e Iranit, në luftën e tij të drejtë, në shembullin e palëkundur dhe të guximshëm të lidershipit të tij, në popullin e tij bujar dhe krenar, në Gardën e tij Revolucionare, si dhe në forcat e tij të sigurisë dhe forcat e armatosura”, shton ai.
Hezbollahu gjithashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë Iranin dhe t’i mbajë SHBA-të dhe Izraelin përgjegjës për veprimet e tyre.






