Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi se njësia B1 e Termocentralit Kosova B është kthyer në operim, pas përfundimit të disa sanimeve të nevojshme.
Në një njoftim të dërguar përmes emailit, KEK-u theksoi se ndërhyrjet janë realizuar në një periudhë kohore më të shkurtër sesa ishte parashikuar.
Njoftimi përmban detaje mbi punët kryesore të realizuara gjatë kësaj periudhe:
- Sanimi i rrjedhjeve në kaldajë, duke ndërruar rreth 30 gypa të dëmtuar në nivele të ndryshme;
- Sanimi i rrjedhjeve në kondenzator, me eliminimin e rreth 410 gypave me rrjedhje;
- Intervenime në skarën 1 dhe 2 për përmirësimin e performancës së djegies;
- Riparime në barrierën termike të pompës furnizuese PF1;
- Sanimi i defekteve në filtrin elektrik, në 7 nga 8 fushat e tij, me angazhim të pandërprerë të ekipeve teknike.










