Haradinaj: Mbështesim sulmet ajrore të SHBA-së mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje për sulmet ajrore të SHBA-së ndaj kapaciteteve bërthamore të regjimit iranian.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ai e ka lidhur këtë mbështetje me historinë e intervenimit të SHBA-së gjatë Luftës në Kosovë.

Tutje theksoi se sulmet ajrore të SHBA-së dhe aleatëve të saj kundër caqeve serbe ndihmuan në ndalimin e regjimit të Millosheviqit dhe shpëtuan popullin e Kosovës.

“Sulmet ajrore të Amerikës dhe të aleatëve mbi caqet serbe ndalën regjimin e Millosheviqit dhe shpëtuan popullin tonë,” ka shkruar Haradinaj.

“Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë.”, tha tutje ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit