spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Sveçla për bastisjen në veri: Armatimi u gjet në një objekt që i përket politikanit Arsenijevic


Sot, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në dhe prokurorinë, me monitorim nga KFOR dhe EULEX, kanë realizuar një bastisje në fshatin Vallaq të Zveçanit.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se gjatë operacionit, u gjet një arsenal i madh armësh, përfshirë raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, armë dhe municion i llojeve të ndryshme – një arsenal i mjaftueshëm për një njësit terrorist.

Sipas tij, armatimi u gjet në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic.

Ai tutje ka theksuar se: “Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh. Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente dhe profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë dhe sundimin e rendit dhe ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës.”

Ai gjithashtu shtoi: “Nuk do të ndalemi derisa të çrrënjosim plotësisht mbetjet kriminale dhe terroriste të Serbisë nga vendi ynë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit