Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo për më shumë bomba bërthamore që rrezikojnë njerëzimin.
Ai ka theksuar rëndësinë e shqetësimit për programet bërthamore të shteteve autoritare, duke i cilësuar këto çështje si urgjente dhe alarmuese.
“Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare”.
“ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur”, tha Kurti.








