Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka shprehur kritika për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se nuk po shihen përpjekjet e kësaj partie për të zgjidhur bllokadën në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka shtuar se LVV po abuzon me mundësinë që i është dhënë si partisë fituese të zgjedhjeve të fundit.
Kadrijaj ka theksuar gjithashtu se për shkak të politikat e Qeverisë Kurti, Kosova ka humbur mundësitë për të përfituar nga mundësitë e ofruara nga Plani i Rritjes.
“Bota nuk është e fokusuar te Albin Kurti, kur shohim situatën gjeopolitike dhe mungesën e interesit të ambasadorëve për të marrë pjesë në këto seanca, është e qartë që stagnimi dhe mospërfitimi nga fondet e BE-së kanë emrin Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje,” ka deklaruar ajo.








