spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Dikur hynte në Kosovë e provokonte, sot kroatët ia kujtojnë ish basketbollistit serb! Media serbe zemërohet  

Kroatët nuk harrojnë! Kroatët e mbajnë mend mirë se kush ishte ish basketbollisti serb Vlade Divac!

Kroatët e kujtojnë skandalin e Divacit por kjo e ka zemëruar një medium serb.

Në fakt Divaci në viti 2021 kishte hyrë në Kosovë duke vizituar edhe Manastirin e Deçanit.

Në atëkohë, Divaci së bashku me Jelenën (gruaja e provokatorit, tenistit Novak Gjokoviq) këndonin këngë nacionaliste në autobus duke provokuar Kosovën.

Mediat në Serbi shkruajnë për një aksident të Divacit që i ndodhi dje.

“Vlade Divac ra nga motoçikleta e tij në Mal të Zi, pranë Lushticës, pas së cilës nuk mundi të ngrihej.

Ai u transportua në spital dhe u operua menjëherë”, shkruan media serbe “Kurir”.

Ky medium serb zemërohet me mediumin e njohur kroat “Veçernj List”, pasi këta të fundit ia kujtojnë edhe një skandal Divacit.

“Megjithatë, mënyra se si portali ‘Veçernji list’ e bëri këtë është, për të thënë të paktën, e turpshme.

Titulli në portalin e lartpërmendur është: “Burri që rrëmbeu flamurin kroat dhe e hodhi në tokë përfundon në spital pas një aksidenti’.

Autori, kujtoi situatën në fillim të viteve të 90-ta, kur një basketbollist serb rrëmbeu flamurin kroat nga një tifoz që hyri në fushë pasi ish Jugosllavia fitoi titullin e kampionit botëror.

Autori gjithashtu theksoi se miqësia midis Divac dhe Drazhen Petroviq u ndërpre nga agresioni serb kundër Kroacisë”, shkruan më tej.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit