spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Netanyahu shpërfill SHBA-të: Do ta ndalojmë programin bërthamor të Iranit edhe pa Trumpin

Gjatë mbrëmjes së të enjtes, më 13 qershor, Izraeli kreu një sulm të fuqishëm kundër Iranit, pas një periudhe të gjatë tensionesh me përplasje me intensitet të ulët mes dy vendeve.

Tel Avivi goditi infrastrukturën bërthamore iraniane, eliminoi drejtues të lartë ushtarakë, vrau shkencëtarë të nivelit të lartë dhe shkatërroi radarë dhe baza raketore, duke përdorur aeroplanë luftarakë dhe dronë që ishin futur në mënyrë të fshehtë në territorin iranian më herët.

Irani u përgjigj me disa sulme raketore kundër Izraelit. Bombardimet mes të dyja palëve po vazhdojnë pa ndërprerje.
Sot, një javë pas nisjes së sulmeve, Netanyahu deklaroi se Izraeli do ta ndalë programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump.

Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, në një intervistë televizive, deklaroi se qëllimi i tyre kryesor është të ndalojnë programin bërthamor të Iranit dhe të eliminojmë kërcënimin

“Qëllimi ynë kryesor është të ndalojmë programin bërthamor të Iranit dhe të eliminojmë kërcënimin. Qëllimi i dytë është të ndalojmë kapacitetet balistike të Iranit. Nëse Trump do të marrë pjesë apo jo, kjo është zgjedhja e tij. Ai do të bëjë atë që është më mirë për Shtetet e Bashkuara. Unë do të bëj atë që është më mirë për Izraelin”, tha Netanyahu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit