spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Senatori amerikan kundër përfshirjes së SHBA-së në luftë me Iranin: Netanyahu gaboi në Irak, po gabon edhe tani

Senatori amerikan Bernie Sanders ka paralajmëruar kundër përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në ndonjë veprim ushtarak kundër Iranit, duke kujtuar përvojën e hidhur të luftës në Irak dhe rolin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në nxitjen e saj.

Sanders rikujtoi se në vitin 2002, Netanyahu kishte dëshmuar para Kongresit amerikan duke e nxitur SHBA-në të pushtonte Irakun, me pretendimin se Saddam Hussein po zhvillonte armë bërthamore.

“‘Nëse e rrëzoni regjimin e Sadamit, ju garantoj se kjo do të ketë jehonë të madhe pozitive’, tha Netanyahu në atë kohë”, theksoi Sanders në deklaratën e tij.

Senatori theksoi se “Netanyahu gaboi”, duke shtuar se pasojat e luftës në Irak ishin katastrofike: “Lufta në Irak rezultoi në 4,492 vdekje të ushtarëve amerikanë, mbi 32,000 të plagosur dhe një kosto prej afërsisht tre trilionë dollarësh. Qindra mijëra irakianë vdiqën gjithashtu si rezultat i asaj lufte tragjike.”

“Nuk duhet të përfshihemi në luftën e Netanyahut kundër Iranit”, përfundoi Sanders, duke e cilësuar këtë një rrezik të panevojshëm për SHBA-në dhe për stabilitetin global.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit