34 seanca të dështuara, por asnjëherë Albulena Haxhiu nuk shkoi me të njëjtat rroba

Janë mbajtur 34 seanca konsitutive të Kuvendit të Kosovës, dhe të gjitha pa asnjë rezultat. Nuk është arritur marrëveshje për konstituimin e institucionit më të lartë legjislativ të vendit. Por ndërsa Kuvendi ngec, një figurë ka qëndruar stoike në çdo tentativë: Albulena Haxhiu. Jo vetëm në betejën politike, por edhe në betejën e stilit.

Me 34 paraqitje, 34 veshje pothuajse të ndryshme, ajo është kthyer në një lloj simboli të qëndresës parlamentare dhe për disa, edhe të “modës parlamentare”.

Ndërsa LVV vazhdon të insistojë për emrin e saj që ajo të marrë pozitën e kryetares së Kuvendit, opozita reziston, kështu duku u bërë çdo seancë një përsëritje, me të vetmen gjë që ndryshon, veshja e Haxhiut.

Kritikët mund të thonë se kemi një krizë politike të thellë.

Por, mbështetësit ose të paktën ata që kanë ndjekur seancat përmes fotografive mund të thonë se kemi të paktën një përkushtim të rrallë ndaj “detyrës patriotike” të paraqitjes institucionale me hijeshi.

Siç duket, kur nuk ka marrëveshje për konstituim, të paktën ka guxim stilistik.

Nga krejt kjo një gjë është e sigurt. Kuvendi mund të mos funksionojë, por garderoba e Albulena Haxhiut funksionon në maksimum.

Sytë janë te seanca e radhës. Jo për ndonjë marrëveshje të madhe, por për të parë çfarë ka veshur Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit