Izraeli dënon me vdekje Khamenein; Këshilli i Gardianëve në Iran kërcënon Trump

Izraeli dënon me vdekje liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Kjo është pohuar nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz.

“Nuk mund të lejohet më të ekzistojë”, tha Katz, pasi spitali Soroka në Izraelin jugor u godit gjatë një sulmi me raketa iraniane, raporton Agence France-Presse (AFP).

Israel Katz u tha gazetarëve në Holon pranë Tel Avivit se Khamenei deklaron hapur se dëshiron që Izraeli të shkatërrohet, ai personalisht jep urdhrin për të qëlluar spitalet.

Ai e konsideron shkatërrimin e shtetit të Izraelit si një qëllim, një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë”, tha Katz.

Një organ kyç iranian paralajmëroi SHBA-në të enjten se çdo ndërhyrje në mbështetje të aleatit të saj, Izraelit, do të përballet me një “përgjigje të ashpër”, raporton Agence France-Presse (AFP).

Këshilli i Gardianëve tha në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror se “Qeveria kriminale amerikane dhe presidenti i saj budalla duhet ta dinë me siguri se nëse bëjnë një gabim dhe ndërmarrin veprime kundër Iranit Islamik, do të përballen me një përgjigje të ashpër nga Republika Islamike e Iranit”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit