AAK me mbi 300 mijë euro të hyra –publikohen shifrat e 2024-ës nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin vjetor financiar për partitë politike për vitin 2024, ku përfshihet edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sipas të dhënave zyrtare, AAK ka realizuar të hyra në vlerë prej 314 mijë e 390 euro, ndërkohë që shpenzimet e raportuara për të njëjtin vit kanë arritur në 365 mijë e 128 euro e 63 cent.

Në raport përmenden edhe të dhënat lidhur me pasuritë dhe borxhet e partisë. Pasuria afatgjatë e AAK-së për vitin 2024 kap vlerën prej 544 mijë e 868 euro, ndërsa pasuria afatshkurtër është 11 mijë e 782 euro e 46 cent. Të dyja bashkë përbëjnë një shumë totale prej 556 mijë e 650 euro e 46 cent në pasuri.

Në anën tjetër, ekuiteti i raportuar është 269 mijë e 725 euro e 56 cent, ndërkohë që detyrimet afatgjata dhe afatshkurtra të subjektit arrijnë në 826 mijë e 376 euro e 2 cent.

Shifrat e publikuara nga KQZ nxjerrin në pah një pamje jo të favorshme financiare për AAK-në, me borxhe që tejkalojnë dukshëm pasurinë. Ky raport vjen në kuadër të përpjekjeve për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së partive politike në menaxhimin e fondeve publike dhe atyre të tjera financiare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit