Një aeroplan Airbus i kompanisë ajrore rumune private “Carpatair”, në fluturimin Athinë-Riga, u detyrua të bëjë një ulje emergjente këtë mëngjes në aeroportin “Elefterios Venizelos” në Athinë.
Avioni u kthye menjëherë pas ngritjes pasi në kabinën e pilotit u shfaq tym.
Në bord ndodheshin 150 pasagjerë, të cilët fatmirësisht dolën pa lëndime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Teknikët tashmë po inspektojnë avionin në aeroport për të përcaktuar shkakun e incidentit.






