​Aksioni në veri, reagon ambasada e Italisë

Për aksionin e së premtes në veri ku u mbyllën pesë institucione paralele ka reaguar edhe Ambasada e Italisë në Kosovë.

Në një postim të ambasadës në platformën X, thuhet se veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme.

Ambasada e Italisë, krahas deklaratës ka shpërndarë edhe reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë për këtë çështje.

“Ambasada e Italisë në Kosovë thekson fuqimisht rëndësinë e dialogut dhe konsultimeve paraprake për të adresuar sfidat e komunitetit serb të Kosovës, duke theksuar se veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme”, thuhet në reagim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit