Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka reaguar me tone të forta pas sulmit me raketa të kryer nga Irani në jug të Izraelit, ku në shënjestër ishte edhe spitali Soroka në qytetin Beersheba.
Përmes një deklarate, Herzog ka përshkruar me tone emocionale pasojat e sulmit dhe qëllimin pas tij, duke theksuar se objektiva të Iranit ishin civilët më të pambrojtur.
“Një foshnjë në kujdes intensiv. Një nënë pranë shtratit të tyre. Një mjek që nxiton midis shtretërve. Një banor i moshuar në një azil pleqsh. Këto ishin disa nga objektivat e sulmeve raketore të Iranit ndaj civilëve izraelitë këtë mëngjes.”
Presidenti shtoi se në këto momente të rënda, shoqëria izraelite duhet të reflektojë për vlerat dhe qëllimin e rezistencës.
“Në momente si këto, na kujtohet se çfarë është vërtet në rrezik dhe vlerat që po mbrojmë”.
Sulmi ndaj spitalit Soroka ka ngritur alarm në të gjithë rajonin, me shumë reagime ndërkombëtare që pritet të pasojnë në orët në vijim.






