spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Irani kërcënon sërish SHBA-në: Nëse i bashkoheni Izraelit, do të jemi të detyruar të hakmerremi

Nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të bashkohen me Izraelin në një sulm ndaj Iranit, Teherani “nuk do të ketë zgjidhje tjetër” veçse të hakmerret. Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm iranian Majid Takht Ravanchi për CNN.

“Nëse amerikanët vendosin të përfshihen ushtarakisht, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të hakmerremi kudo ku gjejmë objektiva që konsiderojmë të nevojshme për të goditur”, tha Ravanchi në një intervistë me gazetaren Christiane Amanpour. “Kjo është e qartë dhe e thjeshtë. Sepse po veprojmë në vetëmbrojtje”, shtoi ai.

Ai shtoi se udhëheqja iraniane tani e ka humbur besimin tek “sinqeriteti i amerikanëve”, sidomos për shkak të kohës kur ndodhi sulmi i parë izraelit.

“Dy ditë përpara se të rifillonin raundet e reja të bisedimeve, ndodhi agresioni. Kjo është një tradhti ndaj diplomacisë. Kjo është një tradhti ndaj besimit që kemi pasur ndaj amerikanëve” tha ai, duke iu referuar bisedimeve për marrëveshjen bërthamore që ishin në zhvillim e sipër me SHBA-të. “Ne duhet të jemi ata që kritikojmë mënyrën se si jemi trajtuar nga amerikanët, jo e kundërta”, tha ai.

Asnjë kontakt nga Teherani

Sipas zëvendësministrit, Teherani nuk ka ndërmarrë asnjë përpjekje për të kontaktuar me SHBA-në apo Izraelin për të rifilluar bisedimet bërthamore që nga shpërthimi i armiqësive.

“Nuk po i drejtohemi askujt”, deklaroi Ravanchi. “Ne po mbrohemi. Edhe pse gjithmonë kemi promovuar diplomacinë… nuk mund të negociojmë nën kërcënime. Nuk mund të negociojmë ndërsa populli ynë bombardohen çdo ditë. Nuk po lypim asgjë, thjesht po mbrohemi”, tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se sulmi ka sjellë një bashkim të fortë brenda popullit iranian rreth qeverisë së tyre.

“Tani ekziston një kohezion shumë i fortë brenda shoqërisë iraniane për të rezistuar ndaj agresionit, për të rezistuar ndaj ndërhyrjes së huaj në punët tona të brendshme”, tha ai.

Ndërkohë, zyrtarë izraelitë kanë bërë thirrje që qytetarët iranianë të ngrihen kundër regjimit aktual, duke argumentuar se tani është momenti për ndryshim regjimi, pasi liderët në Teheran janë “të dobësuar” nga konflikti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit