spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Bilanci i sulmit iranian mbi Izrael: 400 raketeta, mbi 1.000 dronë dhe 24 viktima!

Nga konflikti i vazhdueshëm mes Iranit dhe Izraelit, mësohet se Teherani ka lëshuar rreth 400 raketa balistike dhe afro 1,000 dronë drejt territorit izraelit që nga fillimi i luftimeve të premten e kaluar, më 13 qershor 2025.

Kjo valë e paprecedentë sulmesh shënon një përshkallëzim të rëndë të tensioneve mes dy fuqive rajonale, duke ngritur shqetësime për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Sipas një zyrtari izraelit, nga qindra raketa balistike të lëshuara, rreth 20 prej tyre kanë goditur drejtpërdrejt zona civile në Izrael, duke shkaktuar dëme materiale dhe viktima.

🔊
Sulmet iraniane kanë rezultuar në të paktën 24 të vdekur në Izrael që nga fillimi i operacionit, një shifër që nxjerr në pah intensitetin dhe pasojat e sulmeve iraniane. Megjithëse sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore të Izraelit, si Strijela 2, Strijela 3 dhe Iron Dome, kanë arritur të presin një numër të konsiderueshëm të raketave, disa prej tyre kanë depërtuar mbrojtjen, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytete si Tel Aviv, Jeruzalem dhe Haifa.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit