spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Takimi me Këshillin e Sigurisë, Trump kërkon sulm ndaj Iranit; në shënjestër edhe bunkeri “Fordow”

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar zyrtarisht se Presidenti Donald Trump ka përfunduar takimin urgjent me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, zhvilluar në dhomën e situatave të emergjencës.

Takimi zgjati rreth 1 orë e 20 minuta, por pas përfundimit të diskutimeve, Trump zgjodhi të mos japë deklarata publike, duke rritur edhe më shumë pritshmërinë për vendimet që mund të pasojnë.

Sipas burimeve të CBS News, Trump është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë që SHBA t’i bashkohen Izraelit në goditjet ajrore ndaj objekteve bërthamore të Iranit, përfshirë kompleksin e thellë nëntokësor të Fordow, të mbrojtur nën dhjetëra metra shkëmb mali.

E njëjta media raporton se kjo çështje ishte pjesë e diskutimeve gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, por brenda rrethit të ngushtë të këshilltarëve të sigurisë nuk ka ende një qëndrim të unifikuar për një përfshirje të drejtpërdrejtë të ushtrisë amerikane në fushatën izraelite.

Burime të brendshme flasin për debat të brendshëm mes atyre që kërkojnë të shmanget një luftë e re në Lindjen e Mesme dhe atyre që besojnë se kërcënimi bërthamor i Iranit duhet eliminuar me çdo mjet.

Situata në terren mbetet kritike, ndërkohë që çdo vendim nga Uashingtoni mund të përbëjë pikën e kthesës në këtë përplasje me potencial shpërthyes global. Vëmendja ndërkombëtare është e fokusuar te Shtëpia e Bardhë, në pritje të lëvizjes së radhës së presidentit amerikan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit