Sirenat e sulmeve ajrore janë aktivizuar në pjesë të mëdha të Izraelit rreth orës 5:00 pasdite sipas orës lokale.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë konfirmuar sulmin duke deklaruar: “Irani po sulmon përsëri”. Ushtria izraelite ka theksuar në një komunikatë të veçantë se Irani ka lëshuar disa raketa drejt Izraelit gjatë orës së kaluar.
“Shumica e tyre u penguan”, ka thënë ushtria izraelite.
Brenda një ore, Komanda e Brendshme Izraelite ka njoftuar qytetarët, duke u dhënë leje për të dalë nga strehimoret e tyre kundër bombave, pasi kërcënimi i raketave ka kaluar.






