Dështimi i 33-të në Kuvend, Musliu: Kjo s`është më krizë, por pengmarrje e shtetit nga Albin Kurti

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar VV-në për moskonstituim të Kuvendit.

Ajo ka vlerësuar se kjo nuk është krizë, por pengmarrje e shtetit të Kosovës nga Albin Kurti.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se shteti nuk është pronë private.

“Për herë të 33-të dështoi konstituimi i Kuvendit. Kjo nuk është më krizë , është pengmarrje e shtetit nga Albin Kurti. Nuk po mungojnë numrat, po mungon vullneti! Ai ka zgjedhur përplasje me të gjithë, në vend të bashkëpunimit me cilindo subjekt politik. Nëse Kurti nuk din të ndërtojë partneritet për të dalë nga kriza, le ta lëshojë rrugën! Shteti nuk është pronë private. 🗣️ Koha e arrogancës ka mbaruar, tani është koha për përgjegjësi!”, ka shkruar Musliu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit