spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Haziri: Roli i Trumpit në shtetndërtimin e Kosovës do të jetë kritik, duhet të bëhemi gati

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri pas dështimit të seancës konstituive ka komentuar deklaratën e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump ku përmend Kosovën dhe Serbinë, duke theksuar do ta rregulloj sërish çështjen mes tyre.

Sipas Hazirit veçse u konfirmua qëndrimi i LDK-së që marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme.

Ai theksi se roli i presidentit Trump është i veçantë dhe se do të jetë kritik në shtetndërtimin e Kosovës, andaj siç tha ai “duhet të bëhemi gati”.

“E ka çuar mesazhin tek popujt që janë në luftë që detyrimisht duhet të afrohen për paqe, por paralajmërimi më i madh është rikthimi që ai e quan dëmtim i procesit të paqes. E konfirmon qëndrimin e LDK-së që marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme. Besojmë që mes BE-së dhe administratës Trump do të ketë një koordinim për këto zhvillime. Roli i tij është i veçantë. Pesha specifike e qëndrimit amerikan dhe roli i presidentit Trump në procesin e paqes dhe shtetnëdrtimit në Kosovë do të jetë kritik, kështu që duhet të bëhemi gati”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit