Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Kosova një qasje më proaktive në lidhje me marrëveshjen e mundshme me Serbinë.
Krasniqi theksoi se ky është një apel i rëndësishëm që kërkon veprime konkrete nga Kosova për të avancuar dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë.
Po ashtu, ai ka paralajmëruar se pozicioni i Kosovës do të dëmtohet nëse vendi nuk ka institucione të konsoliduara.
Sipas Krasniqit, e gjithë kjo mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e Kosovës në procesin e integrimit dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera.
‘‘Ka një kërkesë nga SHBA për të pasur një qasje më proaktive në raport me marrëveshjen potenciale mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nëse ne nuk i kemi institucionet e konsoliduara kjo gjithsesi që e dëmton pozicionin e Kosovës,’’ tha Krasniqi.









