Dy muaj nga seanca e parë: As afër mazhorancës, Haxhiu ‘barrierë’ për të mos dështuar zgjedhja e Kurtit

Janë bërë saktësisht dy muaj nga seanca e parë konstitutive, kur Vetëvendosja ka vendosur emrin e Albulena Haxhiut si ‘siguresë’ për të mos dalë në fazën tjetër: atë të votimit të nsë qeverisë. 32 herë Vetëvendosja mori ‘Jo’-në e synuar në këtë drejtim.

Me arsyen që pisket: s’ka shumicë parlamentare për të zgjedhur qeveri dhe mbajtur atë.

Plot 40 deputetë (me përjashtim të tetë ish-anëtarëve të qeverisë nga nga VV) i kanë të votueshëm për Kryetar të Kuvendit – siç ia ka ofruar PDK-ja.

Tre i ka të votueshëm poashtu nga AAK-ja: Glauk Konjufcën, Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin.

Albulena Haxhiu tha javë më parë për media të mos e shohin si insistim apo ambicie të vet “por, është qëndrimi i partisë” që emri i saj të jetë i paheqshëm.

Nën vellon e një të ashtuquajturi “komision për administrim të votës së fshehtë” Vetëvendosja mbulon emrin e Haxhiut.

“Ka kuorum”, e nis Avni Dehari, kryesuesi i seancës thjesht për nga virtyti i moshës – dhe e përfundon me “nuk ka kuorumm” – tash e 32 herë.

“Kosova ka qeveri, por s’ka kuvend”, thotë në anën tjetër Albin Kurti, i cili në kundërshtim me Ligjin për Qeveri (që e ka shkruar vet) dhe Kushtetutën e Kosovës po ushtron dy funskione pushteti: legjislativ dhe ekzekutiv.

61 ditë nga seanca e parë dhe 126 ditë që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare gjendja mbetet në vendnumëro me seanca konstitutive disaminutëshe që ndërpritet për çdo katërdhjetë e tetë orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit