Kryeministri Albin Kurti nuk ka bërë as sot asnjë deklaratë para mediave sot, duke shmangur deklaratat për moskonstituim të Kuvendit.
Pavarësisht pritshmërive për një qëndrim publik lidhur me këtë proces të rëndësishëm, ai ka zgjedhur të mos komentojë mbi zhvillimet aktuale në lidhje me formimin e institucioneve.
Ndërkohë, Deputeti i VV-së, Arber Rexhaj, ka theksuar se pas përfundimit të zgjedhjeve, nuk është pasur një pasqyrë e qartë për vazhdimin e seancave në këtë formë.
Ai ka shtuar se gjatë këtyre muajve, VV-ja ka bërë përpjekje për të komunikuar me të gjitha subjektet politike, duke përfshirë kërkesën për votimin e fshehtë dhe letra e dërguar nga LDK-ja për koalicion.








