spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Rrëzohet helikopteri në Indi – humbin jetën shtatë persona

Një helikopter që transportonte pelegrinë hindu është rrëzuar në shtetin verior të Uttarakhand në Indi, duke shkaktuar vdekjen e të shtatë personave që ndodheshin në bord, përfshirë pilotin.

Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi vetëm pak minuta pas ngritjes nga qyteti i shenjtë Kedarnath, me destinacion Guptkashin, një vend i njohur pelegrinazhi në Himalaje.

Fluturimi pritej të zgjaste rreth 10 minuta, por u ndërpre tragjikisht si pasojë e kushteve të këqija atmosferike.

Në mesin e viktimave janë pelegrinë nga shtetet indiane Uttar Pradesh, Maharashtra dhe Gujarat.

Autoritetet kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit