Kanali 13 i Izraelit citon “raportet fillestare” se raketat iraniane kanë goditur qytetin bregdetar verior të Haifës dhe qytetin fqinj të Tamrës.
Sipas “Al Jazeera”, sulmi ndaj Haifës ishte i pritshëm – sepse aty ndodhen fushat e gazit.
Duket se kjo është një hakmarrje e parë ndaj sulmit izraelit në fushën e gazit pranë Bushehrit dhe rafinerisë së naftës në Abadan.
Por ky është vetëm fillimi për sot, sepse iranianët po premtojnë një hakmarrje më të gjerë. Me shumë mundësi do të shohim më shumë valë sulmesh drejt Haifës, Tel Avivit dhe Jerusalemit.
Televizioni iranian Press TV pretendon se raketat dhe dronët iranianë kanë goditur objektiva ushtarake në Izrael.








