Gazetari, Ridvan Berisha ishte pjesë e panelit diskutues rreth rrjeteve sociale në emsionin “Hambari”.
Berisha teksa fliste mbi rëndësinë e rrjeteve sociale, përmendi edhe anën negative të tyre, komentet fyese nga individ të ndryshëm.
“Unë e kam një përballje të gjatë me gjuhën e urrejtjes e mos-durimit. Me të sha në baza personale, me t’i shajt fëmijët, nanën e gruan është përnime problem. Kam raste kur më kanë kërcënu, edhe policia prej Gjermanisë i ka pru në gjykatë”.










