spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Kurti shkon te familja e ish-policit Arbnor Spahiu: Angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot familjen e Arbnor Spahiut në Kamenicë, i cili po mbahet padrejtësisht nga autoritetet serbe që nga data 7 qershor.

Në këtë vizitë, Kurtit i janë bashkuar edhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Liza Gashi.

Gjatë takimit me familjen, kryeministri i ka informuar për veprimet dhe përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve të Republikës së Kosovës për lirimin sa më të shpejtë të Arbnor Spahiut.

“Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së për vizitën në Kamenicë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit