GazetaKosova.net raportoj pak minuta me parë për një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në fshatin Kotorr të Skenderajt.
GazetaKosova.net mëson se, një person ka vdekur në vendin e ngjarjes pas një aksidenti me traktor.
I ndjeri, siç mëson GazetaKosova.net është Driton Hajrizi, rreth 50 vjeç, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe më vonë i TMK-së.
Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, të cilat janë duke u marrë me rastin.








