spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Nait Hasani: Nëse Thaçi shpallet fajtor, edhe unë qenkam kriminel 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka hedhur kritika në drejtim të institucioneve shtetërore, lidhur me heshtjen sa i përket të drejtave që po iu shkelen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Hasani ka thënë situatë politike këtu po iu konvenon veç këtyre, por jo edhe ish-krerëve të UÇK-së.

“Situata politike këtu ju konvenon këtyre që janë këtu me nejt në këtë gjendje pasive, atyre nuk ju konvenon as mu që jam këtu sepse dhe unë jam pjesë e tyre edhe ne jemi pjesë e gjykimit sepse neni 35 i akuzës thotë ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’, mjafton nëse gjykohet Hashim Thaçi edhe ti këtu je tu fol me një kriminel sepse na shpallin kriminel”, ka thënë Hasani.

“Gjykata ka devijuar nga procesi i ndjeshmërisë për formim. Ne presim nga Gjykata drejtësi nuk jemi kundër gjykatave nuk jemi kundër drejtësisë, ne jemi për mbështetjen e drejtësisë por jo në këtë formë, të izolohet, nuk e drejt me vizitu nuk ke drejt me fol. Në vizita edhe familjarët janë me gardianin me përkthyesin me kasetofonin”, ka thënë Hasani.

Tutje, ai ka thënë se të njëjtat izolime i kanë pasur në burgjet e Serbisë dhe askush nuk po reagon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit