spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Osmani pas arrestimit të ish-policit: Serbia të mbahet përgjegjëse ndërkombëtarisht për veprimet arbitrare

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arrestimit të ish-policit Arbnor Spahiu nga shteti i Serbisë.

Ajo ka thënë që Serbia duhet ta ndalojë menjëherë fushatën e arrestimeve politike dhe të mbahet përgjegjëse nga faktori ndërkombëtar për veprimet arbitrare.

“Serbia duhet të ndalë menjëherë fushatën e saj të arrestimeve politike kundër qytetarëve të Kosovës dhe të mbahet përgjegjëse ndërkombëtarisht për veprimet e saj arbitrare. Këto veprime jo vetëm që pengojnë lirinë e lëvizjes, por edhe rrezikojnë çdo përpjekje për dialog e normalizim të marrëdhënieve”, thuhet në reagimin e saj.

Osmani ka thënë se ka kërkuar reagim nga shtetet e QUINT’it dhe misioni i BE’së.

“Gjatë ditëve të fundit, përveç kontakteve të vazhdueshme me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, kemi kërkuar edhe reagimin e fuqishëm të shteteve të Quint-it dhe Misionit të BE-së, në mënyrë që këto shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e Serbisë të mos injorohen”.

Po ashtu, ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimin nëpër Serbi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit