spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Çitaku: Votimi nuk imponohet, dhe nuk ndodh me zor

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas dështimit të 30-të për konstitumin e Kuvendit, ka thënë se ajo çfarë po ndodh në Kuvend është marrëzi, arrogancë e papërgjegjësi, dhe jo politikë.

Sipas Çitakut kriza e krijuar është për shkak të insistimit që Vetëvendosja po e bën për një emër të vetëm.

Po ashtu, Çitaku, ka deklaruar edhe se votimi nuk imponohet, dhe se nuk ndodh me zor.

‘‘Kjo që po ndodh në Kuvend nuk është më politikë. Është marrëzi, arrogancë dhe papërgjegjësi.Tërë kjo krizë vetëm pse LVV insiston me kokëfortësi për një emër të vetëm. Votimi nuk ndodh me zor. Nuk imponohet me diktat. Sot, në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, në vend të reflektimit dhe mirënjohjes për ata që luftuan për lirinë tonë, pamë vazhdimin e një arrogance të trishtë. Keq’’, ka shkruar ajo

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit