spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Vijon “mallkimi”/ Shqipëria e pafuqishme ndaj Letonisë, kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se barazimi

Nuk ka mrekulli për Shqipërinë. Kuqezinjtë nuk ia dalin për të thyer mallkimin e “X”-ave. Kuqezinjtë janë ndalur në transfertë nga Letonia në barazim 1-1.

Skuadra e drejtuar nga Silvinjo zhbllokoi ndeshjen në minutën e 29. Pas një harkimi të Hoxhës nga e majta, topi shkoi drejt Manajt, u devijua nga sulmuesi, por pastaj ishte Çernomordijs i cili e dërgoi topin në portën e tij.

Në minutën e 18, Letonia fitoi 11-metërsh. Pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve, Gutkovskis u rrrëzua në zonë pas një kontakti me Kumbullën dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.

3 minuta më vonë, Strakosha priti gjuajtjen e Ikaunieks.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Shqipërisë, Letonia barazoi shifrat në minutën e 45+4. Pas një goditje të shpejtë nga këndi, Çernomordijs mposhti me kokë Strakoshën.

Me këtë barazim, Shqipëria renditet në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Letonia mban vendin e 3 me 4 pikë.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do ta luajë më 9 shtator në “Air Albania” kundër Letonisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit