Kafiteria “XAXI” në flakë – Pronari dyshon për zjarrvënie të qëllimshme, dëmi arrin deri në 30 mijë euro

Një rast i rëndë zjarrvënieje me dyshime për motive të qëllimshme është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 6 qershorit në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës.

Burimet brenda organeve të hetuesisë bëjnë me dije se kafiteria “Muzika Live XAXI” është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Fillimisht, rreth orës 08:00, pronari i lokalit, Hamze Tahiraj, ka raportuar rastin në Polici, duke dyshuar se objekti është djegur nga persona të panjohur me qëllim. Dy punëtorët e tjerë të lokalit, F.H dhe B.I, janë marrë në pyetje si dëshmitarë.

Njësitet përkatëse të hetimeve dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje për të bërë vlerësimet e para. Pas sigurimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë arritur të konstatojnë se një person i dyshuar është parë duke iu afruar lokalit nga fusha përreth rreth orës 03:40 të mëngjesit, ndërsa pas rreth 25 minutash, ai largohet nga vendi i ngjarjes.

Për shkak të kësaj dëshmie, më 10 qershor, Prokurori i Shtetit ka vendosur që rasti të trajtohet si “Zjarrvënie”, ndërkohë që dëmi material i shkaktuar vlerësohet të jetë nga 20 mijë deri në 30 mijë euro.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit që shfaqet në video. Burimet konfirmojnë se do të analizohet edhe motivi i mundshëm pas këtij sulmi që mund të ketë qenë paralajmërues apo i lidhur me ndonjë konflikt më të hershëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit