spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Policët qëllohen me gurë në Los Angeles – pamje dramatike nga qyteti kalifornian

Në disa pjesë të autostradës 101 të Los Angelesit protestuesit bllokuan kolonën policore duke e qëlluar me gurë, si pasojë e të cilave u shkatërruan disa automjete policore, dhe u regjistruan edhe raste dëmtimesh te policët.

Të paktën 56 persona u arrestuan gjatë fundjavës, pasi protestuesve kundër bastisjeve të autoriteteve federale të emigracionit u urdhërua të largohen gjatë natës nga qendra e Los Angelesit.

Në të gjithë qytetin u regjistruan përplasje mes policisë dhe demonstruesve, dhe në qytet u vendosën të paktën 300 anëtarë të Gardës Kombëtare pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trumpit për vendosjen e 2000 rezervistëve.

U përdorën edhe plumba gome kundër demonstruesve, të cilët kundërpërgjigjeshin me gurë nga ura dhe rrugët e larta.

Gjithashtu u regjistruan shumë lëndime tek punonjësit e policisë, dhe automjetet e tyre u shkatërruan dhe dëmtuan plotësisht në disa vende.

Mediat amerikane thonë se rreth 500 marinës janë gati për t’u vendosur nëse lind nevoja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit