spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

FFK konfirmon: Hajrizi dhe Krasniqi jashtë për sfidën ndaj Komoreve

Sot nga ora 19:00, Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Komoreve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se dy futbollistë, Kreshnik Hajrizi dhe Ilir Krasniqi, do të mungojnë për shkak të lëndimeve të vogla.

Stafi teknik, në bashkëpunim me stafin mjekësor, ka vendosur të mos rrezikojë aktivizimin e tyre në këtë takim për të shmangur dëmtime më serioze. Megjithatë, “Dardanët” mbeten të vendosur për të ofruar një paraqitje dinjitoze dhe për të synuar fitoren para tifozëve në stadium.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit