spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Irani përgatit kundërpropozim për marrëveshjen bërthamore ndaj SHBA-së

Irani së shpejti do t’i paraqesë Shteteve të Bashkuara një kundërpropozim për një marrëveshje bërthamore nëpërmjet Omanit. Kështu ka bërë të ditur të hënën zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, i cili e konsideroi ofertën amerikane të fund-majit “të papranueshme”.

Raportimet e mëparshme nga Reuters thonë se Teherani është duke hartuar një përgjigje negative ndaj këtij propozimi të SHBA-së, i cili nuk ka arritur të zgjidhë disa çështje kyçe si pasurimi i uraniumit në Iran, dërgimi jashtë vendit i rezervave të pasuruara të uraniumit dhe hapat për heqjen e sanksioneve amerikane.

“Propozimi i SHBA-së nuk është i pranueshëm për ne. Nuk ishte rezultat i raundeve të mëparshme të negociatave. Ne do t’ia paraqesim propozimin tonë palës tjetër nëpërmjet Omanit pasi të finalizohet. Ky propozim është i arsyeshëm, logjik dhe i balancuar”, tha Baghaei.

Po ashtu, Baghaei theksoi se ende nuk ka një datë të caktuar për raundin e gjashtë të bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe SHBA-së.

Më herët këtë javë, udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, e hodhi poshtë ofertën e SHBA-së, duke e quajtur atë kundër interesave të vendit dhe duke u angazhuar për të vazhduar pasurimin e uraniumit.

Ky zhvillim vjen pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 nga presidenti Donald Trump, që hoqi dorë nga paktin dhe rivendosi sanksione që goditën rëndë ekonominë iraniane. Si kundërpërgjigje, Irani ka përshkallëzuar pasurimin e uraniumit përtej kufijve të përcaktuar në atë marrëveshje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit