spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Vijon misioni i kualifikuesve për Botërorin 2026! Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për ndeshjen e së martës.

“Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Letonisë, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të luhet të martën, më 10 qershor, në “Skonto Stadions”, në orën 20:45”, thuhet në njoftimin e FSHF.

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë”.

“Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel”.

“Të hënën, Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit