Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ia ka kthyer deputetit të VV-së Albin Kurti, pasi ky i fundit përmes një postimi, ka listuar sipas tij, arritjet e qeverisë së tij në veriun e vendit, duke përmendur Serbinë e konfliktin.
Bajrami ka shkraur se mafia energjetike, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk lahen me patriotizëm të rrejshëm dhe ‘flamurin kuq e zi’.
Bajrami, ia ka listuar skandalet Kurtit, sidomos ato me ‘mafinë energjetike’.
Postimi i saj i plotë:
Mafia energjetike, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk lahen me patriotizëm të rrejshëm dhe flamur kuq e zi.
Albin Kurti dhe partia e tij janë përfshirë thellë në mafinë e energjetike. Institucionet si ZRrE, KOSTT, KEK e të tjera janë të kapura nga familjarë dhe militantë partiakë. Si rezultat çdo ditë e më shumë po rritet varësia nga importi, duke i fryrë xhepat e EFT-së së Vuk Hamoviqit dhe GEN-it, kompani kjo që i paguan miliona euro ambasadorit të Albin Kurtit – Martin Berishaj, si dhe kompanive të tjera fiktive si NOA.
Albin Kurti bart damkën e mbi 2,100 tenderëve njëburimor, përfshirë tenderë që jepen e negociohen në grupe ËhatsApp-i. Ai vetë dhe njerëzit e tij janë fotografuar me dilerë të drogës. Ai e ka futur vendin në masa ndëshkuese nga BE-ja, ndërsa përpiqet të mbulojë dështimet e tij me retorikë boshe patriotike për katër komunat veriore, për sigurinë e të cilave garanton KFOR-i.








