spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kjo e papritur që ndodhi mes Shqipërisë dhe Serbisë, po bën jehonë te kroatët 

Shqipëria përkundër angazhimit nuk ia doli që të marrë tre pikë në përballje me Serbinë,

Futbollisti më fatkeq i kësaj ndeshje është Rei Manaj pasi që humbi penalltinë në minutën e 45+2 kur portieri Petroviq e priti gjuajtjen e tij.

Media kroate “Veçernj List” është e mahnitur me shqiponjën dykrenare dhe kjo foto që e ka publikuar po bënë jehonë në shtetin kroat sepse ky gjsest shembullorë i fëmijë ishte i papritur.

“Në prag të ndeshjes kualifikuese midis Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë, fëmijët shqiptarë, të cilët shoqëruan futbollistët serbë në fushë, bënë simbolin e shqiponjës shqiptare gjatë intonimit të himnit serb “Zoti i Drejtësisë”, shkruan media e njohur kroate “Veçernj list’.

“Ndërsa lojtarët po përgatiteshin për një duel të rëndësishëm, dhe tonet e himnit serb “Zoti i Drejtësisë” jehonin nga altoparlantët, vëmendja e publikut u tërhoq nga gjesti i fëmijëve shqiptarë që hynë në fushë së bashku me lojtarët e ekipit kombëtar serb”, shkruan më tej.

“Disa fëmijë që qëndronin pranë futbollistëve serbë shfrytëzuan momentin kur po këndohej himni për të formuar me duart e tyre simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.

Ky akt, i cili në kontekstin e marrëdhënieve shpesh të tensionuara midis dy kombeve dhe ndeshjeve të tyre sportive shpesh perceptohet si një provokim nacionalist, nuk kaloi pa u vënë re dhe menjëherë shkaktoi reagime të ashpra, veçanërisht në mediat serbe”, shkruan ndër të tjera media kroate.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit