spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Trajneri serb: Atmosferë fantastike në Tiranë, do të doja ta kishim edhe në Beograd

Ndryshe nga mediat serbe që e përshkruan ndeshjen në Tiranë si një përvojë “terrori”, trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka vlerësuar lart atmosferën në stadium dhe angazhimin e skuadrës së tij.

“Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një trajner tjetër! Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne”, deklaroi ai pas ndeshjes ndaj Shqipërisë.

Stojkoviç pranoi se ndeshja ishte tepër e vështirë, por theksoi se Serbia kishte kontrollin e lojës: “Finalizimi duhet të përmirësohet. Kishim mundësi, një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Ata panë se nuk mund të na përballonin.”

Duke komentuar për ndeshjen e radhës, ai theksoi se pikët nga Tirana duhet të konkretizohen me një fitore ndaj Andorrës në Leskovac. Ai e quajti rezultatin e ndeshjes Andorra–Angli (0-1) “të habitshëm”, por theksoi se “ka ende një ndryshim të madh në nivel”.

Për penalltinë e shkaktuar ndaj Shqipërisë, Stojkoviç e përshkroi si “sikur dikush më goditi me vare”, por vlerësoi mbrojtjen e portierit Gjorgje: “Besimi që ka është magjepsës. Ai e meritonte të ishte atje dhe e meritonte ta ndalte”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit