spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Gashi: O zgjidhje me marrëveshje të drejtë, o zgjedhje – qytetari duhet të flasë

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar ndaj situatës aktuale politike në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se vendi ndodhet në një bllokadë serioze institucionale. Sipas tij, kjo bllokadë mund të tejkalohet vetëm në dy mënyra: përmes një marrëveshjeje të drejtë apo përmes zgjedhjeve të reja.

“Zgjedhjet janë mënyra më e drejtë, më legjitime dhe më paqësore për t’i dhënë fund kësaj bllokade të dëmshme,” deklaroi Gashi.

Ai kritikoi qasjen e partisë në pushtet, duke e cilësuar si arrogante dhe përjashtuese, e cila, sipas tij, nuk reflekton frymë demokratike.

“Nuk ka barazi. Nuk ka kompromis. Ka vetëm arrogancë. Partia që kontrollon propozimin për Kryetarin e Kuvendit, dëshiron ta realizojë qëllimin e saj pa asnjë kompromis politik,” tha Gashi.

Ai theksoi se një qasje e tillë është e papranueshme për përfaqësuesit e qytetarëve dhe shoqërinë demokratike në tërësi. “Shprehja e Kryeministrit ‘Hajt, se këta dorëzohen…’ nuk është as strategji, as vizion. Është përçmim. Dhe institucionet nuk mund të udhëhiqen me përçmim,” u shpreh ai.

Në fund, Gashi bëri thirrje për zgjidhje me përgjegjësi dhe vullnet politik: “Kur arroganca bëhet rregull – qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor. O do të ketë zgjidhje me marrëveshje të drejtë, o le të flasë qytetari!”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit