spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Trupi Gjykues në gjykimin e madh të Speciales, “Thaçi dhe të tjerët”, e ka caktuar 12 qershorin si afat të fundit kur ekipet mbrojtëse mund ta dorëzojnë mocionin e përbashkët për rrëzimin e aktakuzës.

Më tej ka marrë vendim që Prokurorisë së Specializuar t’i shkurtohet afati për ta kundërshtuar kërkesën e mbrojtësve Misetiq, Dixon, Roberts e Alagendra.

Kimberly West dhe ekipi i saj do të kenë mundësi që deri më 7 korrik të tregojnë pse duhet të mbetet në fuqi akti akuzues, ndërkaq vetë Paneli Gjykues i kryesuar nga Charles Smith kanë bërë të ditur se synojnë të marrin një vendim lidhur me rrëzimin e Aktakuzës së madhe, më 14 korrik.

Varësisht nga vendimi pritet të rrjedhin afatet tjera, paraqitja e dëshmitarëve nga Mbrojtësi i Viktimave dhe pastaj u është caktuar ekipeve të mbrojtjes 16 korriku kur duhet të bëjnë të ditur nëse në vjeshtë do të paraqesin rastin e tyre dhe nëse do të thërrasin dëshmitarë në sallën e gjykimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit