Pas përfundimit të ndeshjes pa gola mes Shqipërisë dhe Serbisë, platforma statistikore “SofaScore” ka publikuar vlerësimet për lojtarët në fushë.
Heroi absolut i sfidës u shpall portieri serb, Đorđe Petrovic, i cili ndali penalltinë e Rey Manaj dhe mbajti portën e tij të paprekur. Ai mori notën më të lartë të takimit për paraqitjen vendimtare.
Nga ana tjetër, sulmuesit kuqezinj nuk patën ditën e tyre më të mirë. Rey Manaj dhe Armando Broja u vlerësuan me notën 6.3, duke qenë ndër më të dobëtit për Shqipërinë.






