spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

“The Guardian”: Ndeshja Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e incidentit të vitit 2014

Gazeta britanike “The Guardian” ka publikuar një shkrim të detajuar mbi përgatitjet dhe tensionet para ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës.

Artikulli rikthen kujtimet e incidentit të vitit 2014 në Beograd, kur një dron hodhi në fushë një flamur me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, duke shkaktuar një krizë të madhe diplomatike dhe tensione të forta mes dy vendeve.

Në përgatitjet për ndeshjen e sotme, autoritetet shqiptare kanë vendosur masa të jashtëzakonshme sigurie, përfshirë mbi 2,000 policë, forca speciale dhe pajisje kundër dronëve, ndërkohë që tifozët mysafirë nuk do të lejohen në stadium.

“The Guardian” thekson se ndeshja e kësaj radhe vjen në një moment delikat, për shkak të historisë së gjatë të tensioneve mes dy vendeve dhe faktit që Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkorganizatore të Kampionatit Evropian U-21 në 2027.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit