Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të 27-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një deklaratë për media, ajo theksoi se situata aktuale nuk kërkon domosdoshmërisht një proces të ri zgjedhor.
“Nuk ka nevojë të ketë proces të ri zgjedhor,” u shpreh Bajrami, duke nënkuptuar se zgjidhja duhet të gjendet brenda përbërjes aktuale parlamentare.










