Presidenti amerikan Donald Trump po shfaq shenja të pakënaqësisë ndaj Elon Musk, pas kritikave publike të miliarderit për projektligjin e buxhetit të administratës së tij.
Musk e quajti projektbuxhetin “skandaloz, të neveritshëm dhe një parodi”, duke shkaktuar befasinë e stafit të Shtëpisë së Bardhë, të cilët thanë se kreu i Teslës kishte bashkëpunuar ngushtë me administratën gjatë katër muajve të fundit.
Sipas raportit, shkak për tensionin është bërë edhe vendimi i Trump për të tërhequr kandidaturën e Jared Isaacman, një figurë e afërt me Musk, për pozicionin e kreut të NASA-s. Miliarderi është shprehur i zhgënjyer, duke kujtuar se kishte dhënë qindra miliona dollarë për të ndihmuar fushatën e Trump.
“Ndërsa kontribuoi masivisht për rizgjedhjen e Presidentit, Musk priti mbështetje për kandidatin e tij, por ajo nuk erdhi,” raportoi WSJ, duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë.








